Dy persona me precedent të mëparshëm kriminal janë vënë nën prangat e policisë, si dhe janë sekustruar në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri pistoletë.
Në bazë të informacioneve të siguruara policia e Durrësit mirëorganizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Shënjestra”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. M., 36 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim të armëve” dhe E. Z., 43 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, të dy banues në Durrës.
Këta shtetas u arrestuan në flagrancë pasi në lagjen nr.4, Durrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. M., dhe pasagjer shtetasin E. Z. Gjatë kontrollit në mjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri pistoletë “Zoraki” dhe automjeti me të cilin po lëviznin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel