Itali/ “Kishin rreshtuar shishet e birrës dhe pinin”, dy të rinj shqiptarë rrahin biznesmenin dhe një klient (Detaje)

06/08/2021 21:54

Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen se kanë dhunuar pronarin e një kioske dhe një klient të tij.

Ngjarja ndodhi natën e 6 gushtit dhe me të mbërritur në komisariat, ku edhe do bënin denoncimin, oficerët i dhanë ndihmën e parë, megjithëse një prej tyre ishte me dëmtime serioze në fytyrë, pasi kishte pësuar thyer të kockës së hundës, raportojnë mediet italiane.

Personi tjetër që ishte në gjendje paksa më të mirë ndihmoi policinë në rindërtimin e të gjithë skenës. Ai u tha atyre se pak më parë ata ishin sulmuar nga dy burra me origjinë shqiptare, të cilët ishin në gjendje të dehur.

Pranë kioskës, e cila si pasojë e përleshjes së tyre ishte shkatërruar policia pa dy burra të ulur dhe me shishe të shumta birre pranë tyre, njëri prej të cilëve kishte një njollë të dukshme gjaku në xhinse.

Ata nuk u treguan shumë bashkëpunues ndaj oficerëve, të cilët, në atë moment, u detyruan t’i shoqëronin shqiptarët 34 dh 24 vjeçarë në komisariatin e policisë.

Gjatë fazave të vlerësimit, 34 vjeçari u përpoq të kryente veprime vetëdëmtuese dhe në këtë situatë, një nga policët ndërhyri për ta bllokuar dhe u godit nga shqiptari. Kështu oficeri mori një goditje për të cilën iu desh edhe ndihmë mjekësore.

Në fund të gjithë ngjarjes, dy shqiptarët u arrestuan për krime të rezistencës ndaj një zyrtari publik dhe për plagosje të rënda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA