Pasditen e sotme ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit në Staro Nagoriçane, pas shumë kërkimeve kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të gruas 59 vjeçe.

Rasti në fjalë paraqet viktimën e parë nga zjarret që kanë kapluar vendin.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për shpalljen e gjendjes së krizës në të gjithë vendin për 30 ditë, për shkak të gjendjes alarmante të shkaktuar nga zjarret që kanë kapluar vendin gjatë ditëve të fundit, një pjesë e të cilave ende janë aktive.

“Vendimi u miratua në bazë të nevojës së shfrytëzimit racional të burimeve nacionale dhe veprimit koordinues të të gjitha institucioneve të interesuara, për shkak të paraqitjes së madhe të zjarreve dhe parandalimit të përhapjes së tyre”, bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamed Hoxha.

Në bazë të të dhënave të Qendrës për Menaxhim me Kriza në Maqedoninë e Veriut, mbi dhjetë zjarre janë aktive, ndërkohë që situatë mbetet serioze në Komunën e Makedonski Brodit, si dhe në rajonin e Pehçevës dhe Dellçevës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA