Zjarret, Turqia kërkon ndihmë/ Qindra zjarre kanë djegur edhe zonat e banuara. 8 viktima

02/08/2021 14:52

Ndërkohë që në Turqi zjarret masive kanë marrë 8 jetë njerëzish, në mediat online ka nisur një fushatë për të kërkuar ndihmë.

Nismës i janë bashkuar shumë nga figurat më të njohura në Turqi, duke përfshirë këtu dhe aktorët që mesazhi të shpërndahet sa më shumë.

“Ndihmoni Turqinë, thirrje globale, kemi nevojë për avionë që fikin zjarret , na ndihmoni të ndalojmë flakët që po kërcënojnë zonat tona më të bukura”.

Ky është mesazhi që sheh kudo të shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, i shoqëruar me pamjen e flakëve që djegin pyjet.

E mesa duket kjo thirrje për ndihme është ‘dëgjuar’ Bashkimi Evropian, i cili ka nisur ndihmë për Turqinë të hënën.

Po edhe edhe Bjellorusia ka dërguar disa helikopter që të ndihmojnë në fikjen e zjarreve

Tashmë Turqia është në ditën e 6 të luftës kundër flakëve përvëluese që kanë lënë pas dëme të pallogaritshme.

Autoritetet njoftuan të dielën vonë se 122 nga 129 zjarret në 35 provinca ishin nën kontroll.

Ndërkohë më herët presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i shpalli rajonet e prekura “zona fatkeqësish”.

Ai njoftoi se qeveria turke do të mbulojë qiratë për njerëzit e prekur nga zjarret dhe do të rindërtojë shtëpitë e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA