Në Lushnjë digjen pemët frutore, zjarre të qëllimshme në kodrat me vreshta dhe ullinj

02/08/2021 13:09
Foto Ilustruese

Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në kodrat e fshatit Babunjë e Fierseman të Bashkisë Divjakë. Zjarri fillimisht ka rënë në disa shkurre ku më pas ka përfshirë një sipërfaqe me pemë frutore. Banorët e zonës kanë qenë të parët të cilët kanë ndërhyrë për fikjen e tij dhe më pas në ndihmë të tyre kanë ardhur forcat e zjarrfikëseve të Divjakës.

Sipas banorëve zjarri ka ardhur nga kodra përballë dhe dyshimet e tyre janë se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Është dashur rreth tre ore për të lokalizuar vatrat e zjarrit dhe falë kësaj ndërhyrje shpëtuan sipërfaqe të tëra me vreshta dhe ullinj.

Edhe pse situata e tanishme është e rrezikshme për zjarret si pasojë e temperaturave të larta shumë fermerë nuk ndalen duke djegur mbeturinat në tokat e tyre ku në shumicën e rasteve zjarret dalin jashtë kontrollit.

Policia e Divjakës po merr të gjithë fermerët në pyetje të cilët kanë toka në këtë vend për të gjetur autorin e zjarrvënies.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA