Konflikt për pronën në një familje në Durrës, arrestohen tre persona

02/08/2021 10:04

Tre persona, dy prej të cilëve vëllezër janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se pas një konflikti për pronën kanë ushtruar dhunë ndaj njëri tjetrit.

Në pranga janë vënë F. B., 60 vjeç, K. B., 67 vjeç (vëllezër) dhe K. B., 24 vjeç.

Policia njofton se është proceduar penalisht edhe një 52-vjeçare me inicialet S.B.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit F. B., 60 vjeç, K. B., 67 vjeç (vëllezër) dhe K. B., 24 vjeç, si dhe kanë proceduar penalisht shtetasen S. B., 52 vjeçe, pasi në Sukth, gjatë një konflikti për motive pronësie kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA