Një incident i rëndë ndodhi mesnatën e së dielës në rrugën Levidou, në qendër të Kifissia, Greqi. Një grua 52-vjeçare, e cila ishte duke ecur me një shoqen e saj në një nga rrugët kryesore të zonës ka rënë pre e një grabitësi.
Ndërsa ishin duke ecur në kryqëzimin e rrugëve Levidou dhe Myrsinis, një automjet i vogël Fiat u afrohet atyre, raportojnë mediet vendase. Shoferi misterioz shtyp gazin dhe pasi e përplas, e tërheq gruan zvarrë dhe në fund ajo përfundon duke u përplasur në një tjetër automjet.
Pastaj autori i afrohet dhe para se viktima të arrijë të reagojë, ai kap çantën që mbante në shpatullën e djathtë. Në ishte portofoli i saj, karta e ID, kartat e kreditit, patenta e shoferit dhe çelësat e shtëpisë dhe makinës së saj.
Me të marrë çantën autori i hipi makinës dhe u zhduk në rrugicat e zonës. Policia, e udhëhequr nga dëshmia e gruas, po kërkon në dosje incidente të ngjashme, ndërsa përmes kamerave në zonë, po përpiqet të identifikojë autorin dhe të bëjë të mundur arrestimin e tij.
Top Channel