Poezi dhe art në rrugët e Durrësit. Ftesa për publikun që të kthejë vëmendjen te leximi dhe e bukura

01/08/2021 15:08

Që nga dita e sotme vargje të Kadaresë dhe Koliqit do t’i ndeshni në disa nga rrugët e qytetit bregdetar të Durrësit, që përmes tyre dhe vizatimeve fton publikisht për ta kthyer vëmendjen te e bukura dhe leximi. Durrësi i bashkohet kështu shumë qyteteve të botës që zgjedhin dizajnin urban në vijat e bardha për të komunikuar nëpërmjet imazhit.

”Në Durrës zgjodhëm një ide tjetër duke vendosur disa vargje nga personalitete të letërsisë sonë dhe zgjodhëm Kadarenë si një përfaqësues shumë i mirë i yni brenda dhe jashtë Shqipërisë.”

Si një mënyrë e veçantë dhe tërheqëse komunikimi, kjo ide është përshëndetur nga qytetarët dhe pse mes tyre ka dhe skeptikë.

”Shumë bukur janë vargjet. Edhe te stacioni i autobuzit të plazhit shumë bukur.”

”Është një nga shkrimtarët tanë më të mëdhenj bashkëkohorë dhe duhet të promovohet edhe më shumë veccanërisht për të rinjtë që kanë hequr dorë nga libri.”

”Shumë të bukura janë vargjet e Kadaresë, po ka dhe nga ata që do humbasin mendjen e do të krijojnë trafik.”

”Në Itali të gjitha vargjet e Lucio Dalla-s janë. Shumë bukur. Shumë mirë.”

”Të vazhdojnë të bëjnë dhe më shumë, mirë është.”

Sipas arkitektes dhe kryetares në detyrë të bashkisë së Durrësit, kjo nismë nuk do të ndalet këtu.

‘Këto vargje simbolike përgjatë vijave të bardha do të jenë dhe një komunikim me të rinjtë dhe për t’i ftuar t’i drejtohen leximit dhe letërsisë shqiptare si fillim dhe më tej edhe më gjerë.”

Përmes dizajnit urban, qytetet, veçanërisht ato turistike adresojnë nevojat e komuniteteve dhe mënyrën se si njerëzit e perceptojnë dhe përdorin mjedisin ku jetojnë, ndërsa për vizitorët ato kthehen në elementë që shprehin shpirtin e banorëve të qytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA