Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3628 testime në vendin tonë, prej të cilave kanë rezultuar pozitive 31 raste të reja.
Fatmirësisht, prej shumë ditësh nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e këtij virusi, ndërsa aktualisht janë 269 pacientë aktivë në të gjithë vendin.
Sipas informacioneve të dhëna nga shëndetësia në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 13 pacientë.
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,166 që nga fillimi i epidemisë.
Pas konfirmimit ditën e djeshme se në vendin tonë po qarkullin varianti Delta, Ministria bën sërish thirrje për vaksinim, për të frenuar përhapjen e varianteve të reja të Covid19. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjiena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.
Njoftimi i Ministrisë:
Janë kryer 3628 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 31 qytetarë, në këto bashki: 7 raste në Elbasan, nga 6 raste në Tiranë, Lezhë, 3 në Kukës, 2 në Korçë, nga 1 rast në Shkodër, Fier, Has, Gjirokastër, Sarandë, Dimal, Kuçovë.
Statistika (27 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 31
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 13
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3628
Testime totale 885,728
Raste pozitive 132,922
Raste të shëruara 130,166
Raste Aktive 300
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 104
Elbasan 40
Kukës 32
Lezhë 29
Vlorë 27
Durrës 17
Fier 16
Shkodër 13
Berat 9
Korçë 9
Gjirokastër 4
Top Channel