Qyteti i Fierit është mbuluar nga tymi sepse fusha e mbetjeve në Mbrostar është përfshirë nga flakët.

Nuk dihen shkaqet se përse ka rënë zjarr në fushën e mbetjeve urbane por mendohet që mund të kenë qenë personat që merren me mbledhje kanaçesh dhe i kanë vënë zjarrin për të përfituar metale me ngjyrë apo hekurishte të ndryshme.

Shtëllungat e tymit kanë pushtuar shtëpi e biznese që ndodhen shumë pranë fushës së mbetjeve urbane ku ka rënë zjarri.

Aktualisht po ndërhyhet për shuarjen e flakëve me botet e ujit të bashkisë, ndërsa zjarrfikësja s’ka arritur ende në vendin e ngjarjes pasi janë në “luftë” me flakët në vende të ndryshme si në pyllin e Gjorgozit apo në ndonjë vatër tjetër zjarri.

Dhjetëra herë është ngritur shqetësimi i ndotjes së kësaj fushe mbetjesh urbane në stinën e dimrit dhe të verës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA