Zjarr pranë liqenit të Viroit, digjet një sipërfaqe me bar dhe shkurre
23/09/2026 18:57
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme është regjistruar ditën e sotme në dalje të Liqenit të Viroit.
Siç raporton korrespondentja e Top Channel, Entjola Budo, menjëherë në vendngjarje u nisën dy automjete zjarrfikëse me dy grupe ndërhyrjeje. Me mbërritjen në vendngjarje, u konstatua një zjarr me përmasa të konsiderueshme, u ndërhy menjëherë për izolimin dhe shuarjen e tij.
Aktualisht, zjarri është izoluar plotësisht. Një automjet zjarrfikës do të qëndrojë në monitorim të situatës dhe për shuarjen e trungjeve dhe vatrave të mbetura të aktivizuara nga zjarri.
Nga zjarri është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bar dhe shkurre.
Top Channel