Punonjësit e huaj në Shqipëri janë tashmë një realitet. Krahu i lirë i punës që ofrojnë vende si Bangladeshi i përshtatet kostove të biznesit fason.
Artur Mata prej vitit 2003 ka në pronësi një fabrikë konservimi peshku në Durrës. Rreth një vit më parë ai ka marrë dhjetë punëtorë nga Bangladeshi në fabrikën e tij.
Z. Mata kritikave se punonjësit shqiptar nuk vlerësohen i është përgjigjur se çdo biznes ka kostot e tij dhe bën llogaritë.
Muhamed Islam nga Bangladeshi u shpreh se në Shqipëri i pëlqen jetesa, por jo rroga:
“Unë jam 26 vjeç dhe këtu kam ardhur vetëm. Në Bangladesh kisha një punë në bankë, por e lashë për një të ardhme më të mirë. Në Shqipëri gjithçka është shumë mirë. Më pëlqen banesa ku jam, ushqimi dhe njerëzit janë shumë të mirë. Arturi, pronari ynë paguan për gjithçka. E vetmja gjë që nuk më pëlqen është rroga, pak e ulët për mendimin tim.”
Top Channel