Kush e fiton luftën SHBA-Kinë për Tajvanin? Befasojnë ekspertët!

24/07/2021 18:13

Frika e një Lufte të Tretë Botërore është bërë më e afërt prej ngërcit të krijuar prej lajmeve se Kina po përgatitet të pushtojë Tajvanin.

Ekspertët ushtarakë kineze janë të bindur se përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të ndaluar mësymjen e ishullit nga ana e Pekinit, do të përfundonin në dështim. Njëri prej tyre, Du Wenlong, argumenton se forcat e vendit të tij do të mbërrinin në ishull “brenda një kohe shumë të shkurtër, duke mos i lënë praktikisht forcave amerikane mundësi që të ndërhyjnë në konflikt”.

Paralajmërimi tij vjen në një kohë shtimi të tensioneve në detet përreth Kinës, kur SHBA –ja dhe Japonia kanë nisur stërvitje ushtarake të përbashkëta. Washingtoni së fundi nënshkroi dhe një marrëveshje armatimesh prej 2.2 miliardë dollarësh me Tajpein me qëllimin forcimin e mbrojtjes së tij, duke e zemëruar akoma edhe më shumë Kinën, që ka nisur nga ana e saj stërvitje masive 6 ditore vetëm 135 milje detare lag Tajvanit. Wenlong thotë se forcat kineze do t`i kenë mbaruar detyrat e tyre në rast pushtimi, përpara se të afrohen amerikanët.

“Stërvitja jonë po zhvillohet shumë pranë Tajvanit; ju mund ta mendoni si një manovër rutinë, por ajo është më shumë se kaq. Ata i kanë mirëpërcaktuar shënjestrat e tyre”, u shpreh ai. Presidenti kinez Xi Jingping u zotua gjatë fjalimit të mbajtur në 100 vjetorin e themelimit të Partisë Komuniste kineze se do të arrijë bashkimin e plotë me Tajvanin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA