Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të shtunën 19 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 2,672 mostrave.

Përgjatë 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë viktimë.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 24 korrik janë shëruar tetë pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 137.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,992 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,265 kanë vdekur.

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

Në këtë vend ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.

Në 24 orët e fundit ndonjërën nga këto vaksina kanë marrë 12,932 persona.

Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 107,551, ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 356,771.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA