Hashim Thaçi do të qëndrojë në paraburgim/ Gjykata Speciale rrëzon garancinë për lirim
23/07/2021 22:15
Gjykata Speciale la në paraburgimin ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi duke hedhur poshtë garancinë e dy shteteve për lirim.
Ka qenë gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou që ka marrë vendimin duke e lënë sërish pas 9 muajsh në burg Thaçin.
Dyshohet se dy shtetet që kishin ofruar garancinë për lirim të Thaçit ishin Shqipëria e Turqia, por nuk dihet me siguri.
Nga ana tjetër gjyqi për ish-krerët e UÇK të akuzuar për krime lufte nuk ka nisur ende teksa seanca e radhës mbahet më 13 ose 14 shtator.
Top Channel