Ndodh pas 97 vitesh! Punimet zhvendosin bustin e Çerçiz Topullit nga sheshi i Gjirokastrës

22/07/2021 21:59

Punimet në sheshin kryesor të Gjirokastrës, bënë që për herë të parë pas 97 vitesh, busti i heroit Çerçiz Topulli të zhvendoset.

Ndërsa në Gjirokastër po zhvillohen punime për rehabilitimin e sheshit dhe ndërtimin e një parkimi nëntokësor, ministrja Margariti tha se për bustin po hartohet një projekt spostimi dhe restaurimi.

“Një problematikë tjetër ka qenë ajo e spostimit të bustit të Çerçizit, hartuam një projekt të detajuar për spostimin e tij, ka filluar tashmë e kemi kaluar në një pjesë të pasme të sheshit, ku ndërkohë gjatë punimeve të sheshit do bëhet edhe gjithë restaurimi i të gjithë bustit”, tha Maragariti.

Shtatorja bashkë me bazamentin janë punuar nga mjeshtri Odise Paskali në vitin 1934 dhe se gjithçka është paguar nga vetë qytetarët.

Puna e mjeshtrit kushtoi rreth 3600 franga ari, të cilat banorët i mblodhën për të nderuar heroinë e tyre. Zhvendosja e bustit nxiti më herët debatet mes palëve dhe shoqërisë civile, por shtatorja e heroit do të rikthehet sërish në përfundim të punimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA