Aeroporti “Nënë Tereza” njofton të gjithë qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Francës ose Zvicrës, se duhet të kenë bërë një nga vaksinat e miratuara nga EMA, ose të kenë një test PCR të kryer më pak se 72 orë para nisjes.

Njoftimi i plotë:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Francë dhe Zvicër ( Përditësim)

Nga sot, për hyrjen në territorin e Francës dhe Zvicrës, për një udhëtar që vjen nga Shqipëria duhet:

Nëse udhëtari me pasaportë shqiptare është i vaksinuar me vaksinat e njohura nga EMA ( Agjencia Evropiane e Barnave), konkretisht me Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson, është i lirë të hyjë lirisht në të dyja shtetet.

Nëse nuk është i vaksinuar ose nëse nuk ka një cikël të plotë vaksinimi, ai duhet të paraqesë vetëm rezultatin e një kontrolli biologjik virologjik (PCR) ose ekzaminimit antigjenik të kryer në më pak se 72 orë para nisjes.

Faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA