Shalqi deri në 25 kg në Lushnje/ Fermerët të kënaqur me prodhimin këtë vit

18/07/2021 22:10

Për qindra fermerë në zonën e Ishmës në Lushnje ky është një vit i mbarë.

Nuk ka ndodhur më parë që aty të rriten shalqinj me peshe deri në 25 kilogramë.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë sezon fermerët kanë lidhur kontratë që gjithë prodhimi të shkojë për eksport. Florand Myftari thotë se shalqiri këtë vit ishte i mbarë.

Edhe fermeri tjetër Olsi Myftari ka vendosur të kultivojë këtë sezon një varietet të shalqirit Cezar qe arrin peshen rreth 25 kg.

Kultivimi i shalqirit është traditë në ketë zone të Shqipërisë. Fermerët në Lushnjë kanë hequr dore nga kultivimi i shartesës me kungull me kultivarë te mirë kontrolluar nga vendet e BE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA