JD Vance ndërpritet nga telefonata e Trump gjatë fushatës elektorale për Orban në Hungari, Presidenti: Ai po bën një punë të mirë, nuk lejoi të sulmohej vendi i tij 08/04 12:50
Një prokuror rus i ka kërkuar gjykatës që të japë dënimin me gjashtë vjet burg për investitorin amerikan dhe themeluesin e grupit të investimeve Baring Vostok Michael Calvi, duke e shpallur atë fajtor për përvetësimin e 2.5 miliard rublave (28.5 milion euro) nga banka Vsotsnii.
Calvi ishte arrestuar së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë të grupit në fillim të vitit 2019 me akuzat e përvetësimit të kësaj shume dhe më vonë u vendos në arrest shtëpiak.
Michael Calvi mohon fajin dhe e karakterizon ndjekjen penale kundër tij si një përpjekje të paligjshme nga aksionarët e vegjël të Vostotsnii Bank për të zgjidhur një mosmarrëveshje të brendshme biznesi.
Top Channel