Edhe sot në Deçan, një numër i madh i qytetarëve ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj” .

Nga ora 15:00 e së mërkurës e deri sot në orën 07:00 të mëngjesit, ishin 114 pacientë që kanë kërkuar ndihmën e mjekut.

Një nga mjeket e këtij spitali tha se prej tyre 67 kanë qenë me simptoma të helmimit, ndërsa dy raste i kanë referuar për në Spitalin e Pejës.

Kujtojmë se që nga dita e diele e deri më sot, numri i qytetarëve me simptoma të helmimit që janë paraqitur në qendrën spitalore në Deçan, ka kaluar mbi 1 mijë.

Komuna e Deçanit ka shpallur gjendje emergjente, ndërsa Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) është mbledhur për të diskutuar rreth situatës së paprecedentë.

Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe pritet që në fund  kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu të mbajë një konferencë për media.

Për gjithë situatën që u shkaktua në këtë zonë, tashmë kanë filluar edhe hetimet, dhe po bëhen analiza për të zbuluar arsyen se si ndodhi e gjitha.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA