“Dy vdekjet e dyshimta të regjistruara në 24 orët e fundit në Komunën e Deçanit nuk kanë lidhje me helmimet e fundit që kanë ndodhur në këtë rajon”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Vitia pas vizitës në QKMF-në e Deçanit ka deklaruar se me kryetarin e komunës, Bashkim Ramosaj dhe drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë kanë hartuar një listë barnash që do të trajtohet me prioritet.

“Raportet e para që i kemi marrë të dielën kanë qenë shqetësues. Pa asnjë rast fatal deri më tani, dy rastet e vdekjes që i referoheni s’kanë të bëjnë me rastet që po flasim”, ka shtuar ai.

Në anën tjetër, Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka thënë se asnjë pistë e hetimeve nuk çon që helmimi ka ndodhur nga uji.

“Megjithatë kjo s’do të thotë që s’mund të ketë infeksione hidrike, por do të dalim me analiza përmanente, nga analizat e pacientëve. Pistat e hetimit që flasin për dyshime të infeksionit hidrik janë në hetim e sipër. Kualiteti i ujit po monitorohet”, ka thënë Ramadani.

“Edhe si Komunë u kemi dalë në ndihmë qytetarëve, kam ftuar institucionet ku kam pasur takime. Çdo pjesë është në proces të hetimeve. Është në interes të zbardhet çdo rast”, ka deklaruar kryetari Ramosaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA