Letra e Rashford pas fyerjeve/ Futbollisti: Nuk kërkoj ndjesë për ç’ka jam

13/07/2021 19:58

Pas humbjes së finales së Euro 2020, 3 futbollistë të përfaqësueses angleze u bënë objekt të fyerjeve raciste dhe mes tyre ishte dhe Marcus Rashford.

Sulmuesi i Manchetser United që është dalluar shumë për impenjimet e tij në çështjet sociale ka reaguar nëpërmjet një mesazhi të gjatë të postuar në rrjetet sociale teksa ka shfaqur të gjithë indinjatën e tij

“Mund të pranoj të gjitha kritikat për paraqitjen time, penalltinë nuk e gjuajta mirë, duhet të kisha shënuar. Por nuk do të kërkoj kurrë ndjesë për atë çfarë jam dhe nga vij-lexohet ndër të tjerat  në mesazhin e futbollistit anglez që përshkroi edhe gjendjen e tij  pas penalltisë së humbur-një penallti ishte i vetmi kontribut që m’u kërkua për skuadrën. Mund të shënoj edhe duke fjetur , përse nuk e shënova këtë. nuk rresht së menduari që nga momenti që godita topin dhe ndoshta nuk ka fjalë që të përshkruaj si ndihem. Ajo çfarë mund të them është se më vjen keq, do të doja që gjërat të kishin shkuar ndryshe”.

Ndërkaq në Withington në jug të Manchesterit një murales i Marcus Rashford në ngjyrat bardhezi u mbulua me shkrime raciste, të cilat u mbuluan nga flamuj anglezë apo mesashe të ndryshme shumëngjyrëshe shpesh në formën e zemrës. vetë Rashford publikoi në profilin e tij në Twitter foton e muralesit dhe disa mesazhe solidariteti që kishte marrë

Top Channel