Suksesi në ekran, tragjeditë në jetë të John Travoltas, nga vdekja e të birit, te humbja e dy grave nga kanceri (fotot)

12/07/2021 16:50

Megjithë suksesin në rolet e tij filmike, aktori i filmit legjendar ‘Grease’ John Travolta, ka kaluar mjaft dhimbje gjate viteve te jetes se tij, që prej humbjes së djalit të tij Jett te vdekja e dy partnereve, bashkëshortes Kelly Preston dhe ish-të dashurës Diana Hyland, nga kanceri.

Pasi la universitetin për të gjetur famë në New York, Travolta u bë një nga aktorët më të famshëm të kohës së tij.

Por megjithë sukseset dhe pasurinë që erdhi me to, ai ka pasur një pjesë të mirë dhimbjeje nga tragjeditë familjare si vdekja e djalit të tij Jett më 2 janar 2009 dhe humbja e bashkëshortes Kelly më 12 korrik 2020.

Në kohën e vdekjes së birit të tyre, si John e Kelly thonin se nuk e besonin se do të arrinin te kalonin një dhimbje të tillë, ndërsa John thotë se mbështetej te feja për t’i mbijetuar një epoke kaq emocionale.

Në përvjetorin e parë të vdekjes së Kelly, e përditshmja britanike Daily Star eksploroi vuajtjet e familjes Travolta.

Kelly Preston fitoi zemrën e John kur ata u njohën duke xhiruar komedinë e vitit 1989 “The Experts”.

Ata u martuan në 1991 dhe mirëpritën djalin e tyre Jett një vit më vonë.

Travolta me te birin Jett

Vetëm në vitin 2000 ata arritën të shtojnë familjen e tyre me lindjen e bijës Ella e më pas me djalin Benjamin, në 2010.

Më 13 korrik 2020, John dha njoftimin e tij të dhimbsur në Instagram, duke konfirmuar se gruaja Kelly kishte ndërruar jetë pas një beteje dy-vjeçare me kancerin e gjirit.

Ai shkruante: “Dashuria e jetës time Kelly, do të mbahet mend përgjithmonë. Po largohem nga puna për pak kohë për të qenë afër fëmijeve që kanë humbur nënën e tyre”.

Dy javë pas vdekjes së gruas Kelly, John u përball me një tjetër tragjedi teksa nipi i tij Sam Travolta Jr vdiq në moshën 52 vjeçare.

Sam kishte vdekur në shtëpinë e tij në Wisconsin, dhe për shkaqet e vdekjes nuk u dhanë detaje.

Sam kishte një marrëdhënie të ngushtë me xhaxhanë e tij, teksa ka thënë se John e kishte ndihmuar disa herë financiarisht.

Kur Jett ishte i vogël, prindërit e tij zbuluan se vuante nga një sëmundje e njohur si Sindroma Kawasaki.

11 vjet pas lindjes së Jett, Kelly shpjegonte se besonte se shkaku për sëmundjen e të birit ishte helmimi nga ushqimi që ajo kishte pësuar gjatë shtatzanisë.

Me bashkeshorten Kelly

John e Kelly kishin thënë se i biri kishte kriza epilepsia dhe ishte i diagnostikuar me autizëm.

Në vitin 2009, djali i tyre 16-vjeçar u gjet i vdekur në banjë gjatë pushimeve familjare në Bahamas.

Doktorët thanë se Jett kishte pësuar një krizë epilepsie gjatë së cilës kishte goditur kokën në vaskë, nga e cila humbi jetën.

Në të tjera intervista Travolta tregonte se mbështetej në besimin e tij në “Kishën e Shkencologjisë” për të gjetur forcë nga dhimbja e humbjes së të birit Jett.

Por para se ai të niste jetën me Kelly, Travolta kishte pësuar një tjetër humbje të rëndë.

Në fillimet e tij aktori ishte njohur me Diana Hyland, me të cilën u dashurua thellësisht.

John sapo kishte marrë rolin e tij në filmin “Grease” kur e dashura e tij Diana vdiq papritur nga kanceri i gjirit, megjithse dy vjet më parë kishte bërë operacionet mastektomisë për heqjen e tyre.

“Ajo nuk e dinte se do të vdiste deri dy javë para se të ndodhte”, tha më pas Travolta.

Në intervistë John zbuloi se Diana ishte dashuria e tij e parë dhe se ata do të ishin martuar.

John tregonte se kishte mbajtur Diana në krahët e tij deri në fund e madje përshkruante sesi “po i mbaronte fryma” kur ata thonin lamtumirat e tyre.

FOTO GALERI
2/5
John Travolta, ka kaluar mjaft dhimbje gjate viteve te jetes se tij

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA