Alarmohet Europa, avioni me një pasagjer të infektuar me hantavirus zbarkon në Amsterdam, transferohet menjëherë në spital
Zjarrfikësit po punonin sot për të përmbajtur një zjarr masiv që po shkaterron pyjet e veriut të Kalifornisë i cili vijonte të zgjerohej, i nxitur nga nxehtësia ekstreme dhe erërat e forta që pengonin përpjekjet e zjarrfikësve.
Autoritetet kanë marrë lajmërime për dhjetra shtëpi të djegura në disa komunitete rezidenciale, duke përfshirë dhe qytetin e evakuar të Doyle.
Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregonin flakë të mëdha dhe grupe të autoriteteve që përpiqeshin të llogarisnin dëmet madhore.
Zjarri i nisur prej 2 korrikut ishte përhapur dje deri në 8 000 hektarë dhe vetëm 8% e tij raportohet se është vënë nën kontroll.
Zjarri që është bërë më i madhi në këtë shtet për sezonin, është ndezur fillimisht nga rrufetë në parkun kombëtar pyjor në Plumas.
Një pjesë e madhe e Perëndimit të SHBA u përfshi në fundjavë nga temperatura mbi 40 gradë C të cilat pritet të vijojnë edhe kësaj jave.
Operatori i energjisë elektrike në Kaliforni lëshoi një alarm pesë orësh prej pasdites së të hënës, duke u kërkuar klientëve të kursejnë sa më shumë energji që munden për të evituar ndërprerjet.
Në Oregon, një zjarr i quajtur tashmë ‘Bootleg Fire’ është përhapur në 224 milje katrorë në qytezën pranë lumit. Flakët kanë dëmtuar tre linja transmetimi të energjisë elektrike drejt Kalifonisë.
Një zjarr i ndezur në Washington ka përfshirë 60 milje katrorë në parkun kombëtar pyjor Umatilla.
Guvernatori i Idaho, Brad Little shpalli emergjencën të premten duke mobilizuar Gardën Kombëtare kundër zjarreve në rajon.
Top Channel