Një turk, i cili ishte lodhur nga nxehtësia në rrethin Serik të Antalias, shndërroi kamionin në pishinë për tu freskuar.

Gökhan Karaman, i cili punon fermer në rrethin Çandır të Serikut u lodh nga nxehtësia dhe mendoi ta kthente trupin e kamionit në një pishinë.

Karaman mbuloi plotësisht trupin e kamionit dhe e mbushi me ujë. Pas procesit të mbushjes, i cili zgjati rreth 3 orë, ai u freskua duke notuar në pishinën që krijoi.

“Unë merrem me bujqësi. Ne kemi punuar së bashku me babanë tim për 17 vjet. Unë jam lodhur nga nxehtësia që është mbi 40 gradë për disa ditë. Pastaj një ide e tillë më erdhi në mendje. Unë e ktheva trupin e kamionit në një pishinë”, tha ai.

FOTO GALERI
4/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA