Autoritetet amerikane njoftuan sot se ariu që nxori natën nga tenda dhe e vrau, është qëlluar për vdekje.
Leah Lokan, infermiere 65-vjeçare nga California, ishte në një udhëtim malor çiklizmi me miqtë e saj kur ariu 180 kilogramësh sulmoi tendat e tyre mëngjesin e të mërkurës.
Autoritetet thanë se grupet e pajisur me mjete të shikimit natën, e kishin qëlluar ariun teksa bastiste një kotec pulash.
Ata kishin ngritur një gracke pranë kotecit, rreth 3 km larg vendit ku ndodhi sulmi fatal.
Zonja Lokan e miqtë e saj kishin ngritur kampin pranë zyrës së postës, ku ajo u vra rreth orës 04.00 të mëngjesit.
Arinjtë në SHBA nuk eliminohen pas sulmeve ndaj njerëzve, kur këto janë si rezultat i një takimi të papritur, ose kur ariu është duke mbrojtur të vegjlit e tij.
Por zyrtarët thanë se në rastin e fundit, për nga rrjedha dhe natyra e ngjarjeve, ariu përgjegjës konsiderohej rrezik publik.
Top Channel