Mijëra njerëz në Romë bëjnë homazhe për prezantuesen e ndjerë Raffaella Carra (fotot)

08/07/2021 19:41

Mijëra njerëz kishin dalë sot në sheshin Piazza del Campidoglio në Rome për t’i dhënë lamtumirën e fundit ikonës së televizionit dhe muzikës italiane Raffaella Carrà.

Këngëtarja, balerina, aktorja, prezantuesja, Raffaella Carrà, ishte një nga ikonat e televizionit italian që solli revolucion në fushën e spektaklit në media. Ajo vdiq dy dite me pare pas nje semundjeje te rende.

Ajo luajti në dhjetëra filma midis viteve 1960 dhe 1970, duke përfshirë dhe ‘Von Ryan Express’ të 1965 me Frank Sinatra. Po atë vit Carrà interpretoi në komedinë muzikore ‘Scaramouche’.

Në vitet 1960 ajo u angazhua në televizion, duke dalë në shfaqje si ‘Tempo di Danza, ‘Il Paroliere etj.

Raffaella Maria Roberta Pelloni, ishte emri i saj i Cartra, e cila lindi në Bolonjë më 18 qershor 1943 dhe u rrit në krahinen e Romagna.

 

FOTO GALERI
7/7
Në vitet 1960 ajo u angazhua në televizion, duke dalë në shfaqje si ‘Tempo di Danza, ‘Il Paroliere etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA