Dy raste të aktivitetit të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit janë goditur nga policia ditën e sotme në qarkun Dibër.
Në qytetin e Bulqizës është arrestuar I. P., 56 vjeç, pasi në lokalin e tij janë gjetur e sekuestruar pajisje elektronike të cilat përdoreshin për të vendosur baste sportive.
Ndërsa në qytetin e Burrelit është vënë nën hetim A. K., 52 vjeç, pasi gjatë kontrolli ushtruar nga policia në lokalin e tij i është gjetur dhe sekuestruar një pajisje elektronike ku dyshohej se përdorej për ushtrim të aktivitetit të lojërave të fatit.
Bulqizë/Mat
Evidentohen dhe goditen dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojrave të fatit. Arrestohet në flagrancë një pronarë lokali, dhe procedohet penalisht një tjetër. Në zbatim të detyrave të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e territorit, identifikimin, dokumentimin, parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojrave të fatit”, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kanë ushtruar kontrolle në ambiente të ndryshme të qarkut Dibër, dhe si rezultat në qytetin e Bulqizës është arrestuar në flagrancë shtetasi I. P., 56 vjeç, pasi në lokalin e tij janë gjetur e sekuestruar pajisje elektronike të cilat përdoreshin për të vendosur baste sportive. Po në vijim të kontrolleve në qytetin e Burrelit është proceduar penalisht shtetasi A. K., 52 vjeç, pasi gjatë kontrolli ushtruar nga shërbimet e Policisë në lokalin e tij i është gjetur dhe sekuestruar një pajisje elektronike ku dyshohej se përdorej për ushtrim të aktivitetit të kundërligjshëm të lojrave të fatit. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Mat për veprime të mëtejshme.
Top Channel