Covid nuk frenon artin e luksin/ Festivali i Kanës ngre siparin me një super ceremoni

08/07/2021 14:30
during the 2021 Cannes Film Festival in Cannes, Frances on July 6, 2021.

Festivali i filmit në Kanë u rikthye mes luksit dhe mungesës së maskave; në paradën e tapetit të kuq nuk kishte asnjë gjurmë nga pandemia e koronavirusit, a thua se ajo nuk ekziston në qytetin e bukur të rivierës franceze.

Edhe pse shumë festivali të ngjashme u zhvilluan vitin e kaluar vetëm virtualisht, Kana zgjodhi anulimin: me maratonat e gjatë, ovacionet që nuk kanë fund dhe festat në plazh, cfarë kuptimi do të kishte? Organizatorët vendosën në vend të kësaj që thjesht ta shtynin eventin, dhe filmave të parashikuar për edicionin e 2020-tës, si “The French Dispatch,” t`i rezervohej një debutim dinjitoz këtë vit.

A ishte pra, i njëjti festival siç jemi mësuar ta shohim gjithmonë? Po dhe jo. Ceremonisë së hapjes nuk i mungoi aspak shkëlqimi, me emra të njohur si presidenti i jurisë, Spike Lee, Jodie Foster që mori një Palmë të Artë honorifike, apo aktoret e famshme Jessica Chastain dhe Helen Mirren. Një lloj distancimi social megjithatë u respektua. Edhe pse Franca ka nisur t`i lehtësojë masat kundër Covidit, variant Delta vazhdon të ngjallë shqetësim.

Protokolli i pandemisë edhe këtu u zbatua me rreptësi: qytetarët amerikanë duhet të testohen për koronavirus cdo 48 orë; për të marrë pjesë në konferenca shtypi ata duhet të tregojnë një test negative, ndërsa brenda në teatër, publikut i kërkohet të mbajë maskë, pavarësisht nëse janë të vaksinuar apo jo.

Përveç “The French Dispatch”, me një kast plot me yje përfshirë Benicio del Toro e Tilda Swinton, në garë për Palmën e Artë është mes të tjerësh edhe filmi Flag Day, ku Sean Penn interpreton bashkë me të bijën, Dylan Penn dhe muzikali Annette, me Adam Driver dhe Marion Cotillard. Festival i Kanës, së bashku me atë të Venecias dhe Berlinalen është një prej tre festivaleve më të mira në botë.

FOTO GALERI
4/10

Top Channel