“Drita e syve të mamit”, përcillet nesër për në banesën e fundit 20-vjeçari që u vra nga shoku në Korçë, e ëma prek me fjalët
I dënuari me burgim të përjetshëm Ardian Çapja nuk mori pjesë në varrimin e nënës së tij. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk i dha leje të dënuarit, i cili ndodhet në një institucion të sigurisë së lartë.
Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se familja e Çapjas kishte dorëzuar që në orët e para të mëngjesit dokumentet që vërtetonin ceremoninë mortore, me kërkesën që ai të lejohej të merrte pjesë në varrim.
Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kishte kërkuar mbështetjen e Policisë së Shtetit për sigurimin e të dënuarit, përveç autokolonës së forcave speciale që do të angazhohej për shoqërimin e tij.
Pavarësisht kërkesës dhe masave të parashikuara të sigurisë, Çapja nuk ishte i pranishëm në ceremoninë mortore.
Top Channel