Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmi me dron ukrainas në Tatarstanin rus, të paktën 13 të vdekur dhe 75 persona të plagosur Policia britanike u drejtoi një thirrje të dëshpëruar drejtuesve të automjeteve që t`i braktisnin makinat e tyre “nëse donin të qëndronin gjallë”, pasi flakët që përfshinë një ditë më parë një furgon shkaktuan një zjarr masiv në zonën me shkurre dhe bimësi të tharë nga vapa në New Forest.
Efektivët kanë ndërhyrë për të ndaluar trafikun në rrugë ndërsa udhëtarëve iu dha urdhër të zhvendoseshin në anë të rrugës. “Makinat e pambikëqyrura janë praktikisht bomba kur shpërthejnë”, pohoi një efektiv, i cili theksoi se besojnë që furgoni mori flakë në rrugë, e kjo ndezi menjëherë shkurret aty pranë.
Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Hampshire konfirmoi se ekipet do të qëndrojnë në vendngjarje, ndërsa më shumë se 20 mjete zjarrfikëse po luftojnë me flakët.
Mediat britanike thonë se shërbimet zjarrfikëse morën më shume se 160 telefonata emergjencë gjatë këtij episodi shokues. Zjarre të shumta pyjore kanë shpërthyer gjatë këtij viti në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, të favorizuara nga disa valë të nxehti rekord.
Disa prej këtyre vatrave i kanë detyruar autoritetet të kryejnë evakuime masive dhe kanë shkaktuar dëme në prona dhe në habitate të mbrojtura.
Shumë prej tyre kanë kërkuar reagim të përbashkët nga disa agjenci, ndërsa autoritetet e shërbimeve zjarrfikëse kanë rritur nivelet e rrezikut dhe kanë lëshuar paralajmërime për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike.
Top Channel