Stuhia tropikale kthehet në uragan: Pas Kubës, “Elsa” kërcënon Floridën!

07/07/2021 14:30

Pas reshjeve të dendura dhe erëra të dhunshme në Kubë, Elsa, e shndërruar tashmë në uragan, po i afrohet brigjeve të Floridës. Stuhia tropikal mori forcë me erëra të qëndrueshme që arrijnë shpejtësinë mbi 120 km në orë. Kushtet e përkeqësuara të motit në Floridan e jugut të krijuara nga “Elsa” po pengojnë kërkimin për të mbijetuarit e shembjes së pjesshme të një pallati që punëtorët shkatërruan plotësisht të dielën.

Qendra Kombëtare e Uraganeve njoftoi se “Elsa” pritet të zbresë shumë shpejt “përgjatë bregdetit verior të Gjirit të Floridas”. NHC-ja njoftoi se një paralajmërim për rrezik uragani ishte në fuqi përgjatë një shtrirje prej 290 kilometrash të Bregut të Gjirit nga ishulli Egmont Key në rajonin e Gjirit Tampa deri në lumin Steinhatchee.

Ekspertët paralajmëruan se “Elsa” mund të sjellë stuhi me rrezik për jetën, përmbytje dhe tornado të izoluara. Sipas tyre, kombinimi i një stuhie dhe batice do të bëjë që zonat normalisht të thata pranë bregdetit të përmbyten nga ngritja e ujërave që zhvendosen në brendësi nga vija bregdetare.

Top Channel