Gjykata e Lartë ka bërë kërkesë për tre vendet vakante të Gjykatës Kushtetuese që duhen plotësuar nga GJL.
Sipas Gjykatës së Lartë, për të konkurruar në këto pozicione janë paraqitur 9 kandidatura, ndersa dokumentacioni do te vlerësohet nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Kandidatët që kanë paraqitur kërkesë janë:
1. Albert Demirneli (për vendin vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha);
2. Alket Jaupi (për vendin vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha);
3. Dhimitrula Spiro (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha);
4. Ervin Karamuço (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha, zj. Vitore Tusha dhe z. Gani Dizdari);
5. Helena Papa (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha);
6. Saimir Visha (pa specifikim për cilin nga vendet vakant);
7. Sandër Beci (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha);
8. Vatë Staka (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha);
9. Zhaklina Peto (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha).
Top Channel