Spektakolare! 28 vjeçarja vjedh 8 mln euro/ Shokët: S’e dinim që ishte aq e zgjuar!

06/07/2021 14:24

Policia gjermane ende është në kërkim të 28-vjeçares Jasmin Gundogan nga Bremeni e cila është zhdukur me 8 milionë euro të vjedhura nga një kompani për sigurinë e transportit, ku ajo punonte.

Forcat e rendit publikuan së fundi një foto të vajzës dhe mediet vendase i kanë hyrë me vrull hulumtimeve mbi jetën e hajdutes misterioze.

Një prej shokëve të vet të klasës tha për Bild, se që kur ishte fëmijë, Jasmine donte të ishte e pasur dhe e bukur: “Ne të gjithë mendonim se ajo nuk ishte dhe aq e zgjuar”, u shpreh ai.

Por duket se Jasmina qe mjaftueshëm e tillë, aq sa për të kryer njërën prej grabitjeve më spektakolare në Gjermani. Jasmin kishte gjetur punë në kompaninë e sigurimit për transportimin e parave, falë ndihmës së babait. Në këtë firmë, 28-vjeçarja ishte përgjegjëse për paketimin dhe transportimin e parave, por në 21 maj ajo vodhi një kontejner me disa thasë të mbushura me para dhe më pas mori pushim për arsye mjekësore.

Zhdukja e parave u zbulua vetëm katër ditë më vonë. Hetimet e deritanishme tregojnë se vajza e kishte future kontejneri me numër 06414 në një makinë tip “Mercedes” të zi me targa të vjedhura. Dyshohet se vajza me origjinë turke, mund të jetë larguar pikërisht drejt Turqisë.

Top Channel