Rrëzimi i avionit ku humbën jetën më shumë se 50 persona, autoritetet filipinase marrin kutinë e zezë

06/07/2021 09:40

Autoritetet në Filipine kanë mundur të sigurojnë kutinë e zezë aeroplanit të transportit C-130 të Forcave Ajrore, që u rrëzua të Dielën, duke i marrë jetën më shumë se 50 personave. Mes viktimave ishte edhe piloti, tejet me përvojë i këtij avioni.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i mbrojtjes kombëtare i vendit Gjeneral Lejtnant Cyrilito Sobehana.

Sipas raportit të fundit, një total prej 52 personash, 49 ushtarë dhe tre civilë në tokë, u vranë dhe 51 të tjerë u plagosën.

Avioni, i ndërtuar nga Lockheed amerikan, transportonte anëtarë të forcave të armatosura që do të merrnin pjesë në operacionet kundër xhihadistëve. Ai u largua nga pista pasi u ul në Aeroportin Holo. Ushtria tha se nuk kishte asnjë indikacion që ishte sulmuar .

Sulu, krahinë 950 km në jug të kryeqytetit, Manila, është një vatër e veprimtarisë xhihadiste të organizatës Abu Sayyaf.

Top Channel