Atentati i dyshuar terrorist në Monako/ Oligarku ukrainas dhe gruaja e tij në gjendje kritike për jetën, autori arratiset drejt Francës 30/06 13:17
80 persona rezultojnë akoma të zhdukur pas rrëshqitjeve të dheut në Japoni në një qytet bregdetar.
Rreth 1.500 anëtarë të shërbimeve të shpëtimit janë duke kërkuar të zhdukurit nën rrënojat e shtëpive të shkatërruara dhe grumbullin e gurëve në vendin e famshëm turistik, raportojnë mediat lokale.
Mësohet se rreth 130 shtëpi dhe ndërtesa u shembën në rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut. Të paktën tre njerëz humbën jetën dhe rreth 550 u larguan nga shtëpitë e tyre dhe u zhvendosën në hotele dhe qendra strehimi.
Sipas informacioneve zyrtare, të paktën 23 persona u shpëtuan gjatë fundjavës.
Top Channel