Sierra Leone, vendoset sërish orë policore për shkak të COVID-19

05/07/2021 10:07

Pas rritjeve të rasteve të reja në Sierra Leone të Afrikës Perëndimore është vendosur sërish ora policore, si pjesë e masave parandaluese kundër koronavirusit.

Sipas lajmeve të mediave kombëtare, presidenti Julius Maada Bio njoftoi se do të vendoset orë policore për 30 ditë si pjesë e masave të marra kundër rasteve në rritje të COVID-19 në vend.

Ai theksoi se do të vendoset orë policore në të gjithë vendin midis nga ora 21:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit të nesërm, ndërsa ngjarjet kolektive do të lejohen me kusht që të mos mblidhen më shumë se 50 persona.

Duke deklaruar se të gjitha vendet e adhurimit do të mbyllen që nga e premtja, Bio tha se gjithashtu baret dhe restorantet do të mbyllen në orët e hershme të mbrëmjes.

“Ne besojmë se duhet të ndërmarrim hapa urgjentë dhe të nevojshëm për të ndaluar valën e tretë të COVID-19”, shtoi ai.

Në Sierra Leone, që ka një popullsi prej rreth 7,5 milionë banorësh, janë regjistruar 5.652 raste me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, prej të cilëve 3.586 janë shëruar dhe 102 tjerë humbën jetën.

Top Channel