Pamje/ Një baba var fëmijën në dritaren e makinës për ta ndëshkuar

05/07/2021 09:30

Në të gjithë botën, një video ku një baba shihet që mban varur djalin e tij 3-vjeçar në makinë, ndërsa kjo e fundit është në lëvizje, vetëm e vetëm për ta ndëshkuar atë ka shkaktuar zemërim të madh.

Pamjet janë regjistruar në Turqi është filmuar nga një shofer pas tij. Shoferi e ngarkoi atë në rrjetet sociale, me qëllim që incidenti të merrte përmasa të mëdha.

Policia u mobilizua dhe gjeti babanë nga targa e makinës së tij dhe më pas e arrestoi atë.

Sipas mediave turke, ai pretendoi se në këtë mënyrë dëshironte të ndëshkonte djalin e tij tre vjeç, i cili u soll keq gjatë ditës.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel