Irani godet gabimisht anijen e mallrave, e ngatërroi për izraelite!

05/07/2021 11:53

Mendohet se pas goditjes së një anije mallrash që zotërohej nga një biznesmen izraelit i cili i shiti aksionet e tij përpara disa muajsh, mund të ketë qenë Irani.

Autoritetet detare po hetojnë sulmin ndaj anijes së goditur prej një shpërthimi të fuqishëm në Oqeanin Indian këtë fundjavë, teksa lundronte nga Arabia Saudite drejt Emirateve të Bashkuara Arabe. Anija me flamurin e Liberisë, The CSAV Tyndall, zotërohej pjesërisht nga manjati izraelit Eyal Ofer, por ai e shiti pjesën e tij para disa kohësh.

Asnjë prej anëtarëve të ekuipazhit të saj nuk është izraelit, dhe ka besohet se Izraeli e qëlloi anijen në bazë të informacioneve të vjetruara të inteligjencës, të cilat nuk ishin përditësuar me zhvillimet e reja. “Nuk ka më asnjë shenjë që ta identifikojë këtë anije si izraelite. Asnjë anëtar ekuipazhi hebre. Ajo vete lundron mes dy qyteteve arabe. Dikush ka përdorur informacione të gabuara mbi pronësinë e saj”, tha eksperti detar Yoruk Isik.

Irani dhe Izraeli, dy armiq të vjetër, janë angazhuar prej muajsh në sulme të fshehta kundër anijeve të njëri-tjetrit. Anije tregtare izraelite u goditën në muajt shkurt dhe prill në gjirin e Omanit dhe një anije iraniane mallrash u sulmua në Detin e Kuq, ndërsa anija më e madhe e marinës së republikës islamike u fundos në qershor në Gjirin e Omanit, si pasojë e një zjarri të fuqishëm e misterioz në bord.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel