Filipine/ U hodhën nga avioni, i shpëtojnë shpërthimit që vrau 50 të tjerët!

05/07/2021 14:11

50 persona humbën jetën nga rrëzimi i një avioni të ushtrisë në Filipine, tragjedia më e rëndë ajrore ushtarake e vendit kjo prej dekadash të tëra.

Aeroplani Lockheed C-130 po transportonte 96 vetë – shumica e tyre ushtarë – kur rrëshqiti nga pista, teksa po zbriste në aeroportin Jolo të provincës Sulu. Ushtarët ishin në mesin e përforcimeve të dërguara për të luftuar militantët islamikë.

Viktimat përfshijnë kryesisht anëtarë të personelit ushtarak, por edhe tre civilë që ishin në tokë, tha Ministria e Mbrojtjes e Filipineve. Ata që i mbijetuan fatkeqësisë sakaq, siç rrëfejnë dhe dëshmitarët okulare, ishin kryesisht ushtarë që u hodhën nga avioni përpara se ai të godiste tokën.

Kjo i shpëtoi jetën, sepse pati një shpërthim kur mjeti preku tokën e ata që mbetën brenda tij, nuk kishin më shpresë shpëtimi.

Një zëdhënës i forcave të armatosura të Filipineve tha se autoritetet janë duke kërkuar regjistruesit e të dhënave të fluturimit, për të zbuluar shkakun e incidentit.

Gjenerali Edgard Arevalo sqaroi se nuk ka shenja për ndonjë sulm kundër aeroplanit. Avioni, i cili ka qenë në shërbim të forcave ajrore amerikan, iu dorëzua Filipineve në muajin janar.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel