Biden e humbet prapë, i bëjnë pyetje, nxjerr të lexojë pusullën!

05/07/2021 14:03

Joe Biden duket i ka xhepat të mbushura me pusulla. Një të tillë e përdori edhe së fundi tek ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë, në kohën e Donald Trumpit, ndërsa
ai këmbëngul që presidenti aktual t`i nënshtrohet një testi të aftësive të tij fizike e mendore.

“Me hakerimin e fundit nga rusët, mund të na thoni c`nënkupton kjo”, e pyeti një reporter teksa Biden dilte nga dilte nga dyqani i fermës King Orchards në Michigan.

Presidenti 78 vjecar ia preu fjalën duke thënë se shërbimet amerikane të inteligjencës nuk janë të sigurtë se sulmi kibernetik erdhi nga Kremlini. “Nuk jemi të sigurtë se erdhi nga rusët”, shtoi ai.

Ndoshta më vonë do të jem në gjendje t`ju jap një përgjigje më të mirë për këtë, tha Biden, që vazhdoi të ngatërrohej në mënyrë të çuditshme me shënimet nëpër xhepa. Ndërsa arkëtarja e pyeti “A dëshironi t`ju jap një faturë”, ai nisi të shikonte një letër që nxorri nga xhepi e tha “do të të tregoj se çfarë më dërguan”, duke bërë që arkëtarja të mbetej e cuditur.

Kjo është më e fundit e një serie gafash, ngatërrimesh e pohimesh polemizuese të bëra nga Biden, teksa vazhdojnë të shtohen pyetjet mbi gjendjen e tij mendore.

Top Channel