Disa javë më parë bashkia e Kavajës mbetjet urbane i depozitonte në landfillin ilegal të Kaziasit që ndodhet midis plazhit të Spilles dhe atij të Gjeneralit.
Por që për autoritetet locale kjo fushë mbetjesh nuk ekzistonte. Edhe pse Top Channel nënkryetarit të bashkisë Kavajë, Guxim Kola, i tregoi videot e landfillit dhe makinën e operatorit ekonomik që pasi shkarkoi mbetjet u vendosi zjarrin.
Top Channel ishte në Kazias të Kavajës dhe atje gjetëm një landfill mbetjesh.
-A ka një leje mjedisorë për atë ven depozitim?
“Në dijeni tonë nuk ka si të ketë një landfill në Kaziaj”.
-Ky landfill është bërë problematik dhe herë të tjera në media.
“Në kemi dërguar punonjësit tanë dhe nuk kanë gjetur një landfill të tillë”.
Pas kësaj gënjeshtre bashkia Kavajë, shkaktoi një tjetër katastrofë mjedisore, mbetjet urbane i hodhi në buzë të rrugës kryesore të Spilles.
Por vetëm 3 ditë më parë për të fshehur gjurmët e krimit mjedisore, bashkia e Kavajës shkaktoi një zjarr për të asgjësuar plehrat e sapo depozituara. Por situata doli jashtë kontrollit, flakët e zjarrit fatkeqësitë u përhapën në të gjithë kodrën. Rruga për të shkuar në këtë landfilli ishte bllokuar nga skavatori, nga ana tjetër zjarri ende nuk është shuar.
Top Channel