Filipine/ Rrëzohet avioni ushtarak me 92 persona në bord

04/07/2021 08:50

Një aeroplan ushtarak është rrëzuar në Filipinet jugore. Lajmin e ka bërë të ditur shefi i forcave të armatosura të vendit, Cyrilito Sobetzana.

Sipas informacioneve të fundit nga ministrja e Mbrojtjes,  Delphine Lorenzana numri i udhëtarëve në avion ishte 92,  përfshirë tre pilotë dhe pesë anëtarë të tjerë të ekuipazhit.

Të paktën 40 njerëz janë shpëtuar nga rrëzimi dhe po marrin ndihmën e parë, ndërsa për pjesën tjetër është duke u punuar që të shpëtohen, u tha shefi i stafit gazetarëve, por ende nuk dihet nëse ka jetë të humbura.

“Ekipet e shpëtimit janë në vend, ne lutemi që të mund të shpëtojmë më shumë jetë”, shtoi gjenerali Sobetzana.

Shumë pasagjerë kishin marrë së fundmi trajnimin bazë ushtarak dhe u dërguan në ishull si pjesë e një operacioni të përbashkët kundër terrorizmit të udhëhequr nga myslimanët në këtë zonë kryesisht myslimane.

Ushtria ka një prani të fortë në Filipinet e jugut për shkak të aktiviteteve të organizatës islamike Abu Sayyaf, e cila konsiderohet nga Uashingtoni si një organizatë terroriste.

Organizata Abu Sayyaf përbëhet nga një rrjet luftëtarësh që fajësohen për sulmet e përgjakshme terroriste dhe rrëmbimin e turistëve të huaj dhe misionarëve të krishterë.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA