Mbrojtësi Jan Vertonghen humbi ndoshta mundësinë e fundit për të fituar diçka me Belgjikën, pasi “djajtë e kuq” të Europës u mposhtën nga Italia me rezultatin 2-1 dhe u eliminuan nga Kampionati Euriopian.
Mbrojtësi, që sezonin e fundit ishte pjesë e Benficës në Portugali, shkaktoi gabimin në pasim, në rastin e golit të parë të italianëve, të shënuar nga Barella, megjithatë në fund të ndeshjes akuzoi kundërshtarët se nuk u treguan të ndershëm.
“Unë duhej ta kisha larguar atë top, por zgjodha një pasim të nxituar dhe na kushtoi, megjithatë më vonë i krijuam rastet për të barazuar, apo edhe shënuar. Është një tjetër mundësi e humbur për Belgjikën, ndaj duhet të analizojmë çfarë nuk shkon në këtë fazë.
Italia është një skuadër shumë e mirë, por që nuk meriton shumë komplimente, pasi në minutat e fundit u bënë shumë të shpifur me ndalesat e lojës dhe rrëzimet pa shkak. E di që kjo tingëllon si justifikim, por ishte diçka josportive ajo që bënë në minutat e fundit”, deklaroi mbrojtësi belg.
Top Channel