Xherdan Shaqiri që shënoi golin e barazimit në ndeshjen e Zvicrës ndaj Spanjës (1-1), ka folur pas takimit që u mbyll me fitoren e spanjollëve me penallti. Shaqiri u nxjerr nga loja në minutën e 80-të, ku pastaj ka pranuar trajtim mjekësor.

Ylli shqiptar që shënoi tre gola në këtë Kampionat Evropian, ka thënë se është krenar me ekipin. “Jam shumë krenar me ekipin”, ka thënë Shaqiri, që ishte kapiten në këtë ndeshje.

“Penalltitë janë disi 50 -50. Kam qenë nervoz duke i parë goditjet nga pika e bardhë. Mendoj se na ka munguar pak fati sot”, e ka mbyllur Shaqiri. Zvicra u fut në mesin e tetë më të mirave, pas fitores ndaj Francës.

Top Channel