Nën “ombrellën” e Merkelit: trashëgimia e kancelares gjermane në Ballkan!

03/07/2021 21:20

Pas një dekade e gjysmë, Angela Merkel përgatitet t`i japë lamtumirën postit të kancelares së Gjermanisë, e në 5 korrik, ajo të bisedojë për herë të fundit me

Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, një nga nismat më të rëndësishme të saj të politikës së jashtme. Pajtimi ishte mesazhi që ajo përcolli në  konferencën e shtypit të Samitit në Sofje, nëntorin e 2020-tës, thotë DW. Me këto fjalë iu drejtua dy organizatorëve të samitit të gjashtë të Procesit të Berlinit, kryeministrave të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, Bojko Borisov dhe Zoran Zaev. Megjithë atmosferën miqësore në samit, ata nuk kishin arritur të gjenin një zgjidhje për mosmarrëveshjen mbi interpretimin e historisë.

Bllokada e Bullgarisë ndaj fillimit të negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE është ende në fuqi. Gushtin e 2014-tës, kur kancelarja ftoi për herë të parë në Berlin krerët e 6 vendeve të rajonit,kishte shumë bllokada dhe rezerva ndaj zgjerimit të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Që nga takimi i parë vijuan çdo vit takime në të njëjtin format, por as këtë vit të shtatë të Procesit të Berlinit, zgjerimi nuk ka bërë shumë përparime.

Samiti i 28 qershorit shënoi  së hënës është pika kulmore e një serie takimesh parapërgatitore. Por ndonëse mes qytetarëve të rajonit nga një ndjesi lodhjeje nga premtimet e zgjerimit, procesi i Berlinit ka sjellë një përparim për jetën e përditshme. Për shembull, nga data 1 korrik i këtij viti u hoqën tarifat roaming për vendet e rajonit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA