Sea Watch, videoja dramatike: Rojet libiane shtijnë me mitralozë mbi varkën e emigrantëve

02/07/2021 14:26

Pamjet janë tmerruese dhe u regjistruan nga “Seabird”, mjeti fluturues i Sea Watch.

Videoja dramatike tregon momentin kur në Mesdhe, rojet bregdetare libiane hapin zjarr me mitralozë kundër një varke me 63 emigrantë në bord, të cilat rrezikojnë në këtë mënyrë të vriten apo të përfundojnë në det.

Videoja e realizuara nga ekipi ynë tregon të shtënat, manovrat e rrezikshme të motovedetës dhe goditjen e personave në bord me objekte të ndryshme, shpjegon organizata gjermane jo fitimprurëse, e cila vepron në Mesdheun Qendror.

Sea Watch identifikon dhe motovedetën: ajo është Ras Jadir dhe i është dhuruar Libisë nga Italia majin e vitit 2017. Organizata thotë se fatmirësisht, 63 emigrantët mundën t’i shpëtojnë sulmit dhe arritën në Lampeduzë, por dhuna së cilës iu nënshtruan është e papranueshme dhe dëshmon, sipas saj, domosdoshmërinë për t’i ndërprerë ndihmat të ashtëquajturës roje bregdetare libiane.

Edhe Alarm Phone, projekti vullnetar për shpëtimin e emigrantëve në det, konfirmoi se nga varka i ka mbërritur një telefonatë ku u rrëfye dinamika e të shtënave, ndërsa tha se pasagjerët tashmë janë të sigurtë në ishullin Italian.

Top Channel