25/11 11:05
Këto janë momentet prekëse të takimit mes një zogu kondor dhe burrit që e kishte shpëtuar atë kur ishte zoçkë e vogël. Shpendi gjigand duket qartë që nuk e harron shpëtimtarin e saj teksa e përqafon me krahët e pamasë.
Kondori është zogu më i madh i Amerikës së Veriut, ndërsa zogu në fjalë kur ishte i vogël kishte rënë nga foleja e tij duke humbur familjen.
Për fat, Edgardo e gjeti atë dhe e shpëtoi, duke u kujdesur e ushqyer, e rrjedhimisht duke i mësuar të fluturojë.
Në video, kondori shihet që ecën drejt Edgardo e nuhat atë me dashuri dhe më pas nis përqafimin e tij.
Edgardo thotë: “Hej, si je, si ja çon? Sa i bukur qenke bërë”.
Miqësia e tyre nuk do të shuhet kurrë …
Top Channel