Caroline u vra kur mësoi se burri pilot trafikonte drogë me helikopter për llogari të karteleve (fotot)

02/07/2021 17:35

Policia greke tha sot se me shumë gjasa bashkëshorti vrasës i Caroline Crouch përdorte helikopterin e tij për trafikimin e drogave për llogari të karteleve të fuqishme dhe kur ajo e mësoi, e vrau për t’i mbyllur gojën.

Një hetim ka nisur tashmë mbi financat e Babis Anagnostopoulos dhe stilin e tij ekstravagant të jetesës, që kishte ngritur që më parë dyshime për përfshirje të mundshme në trafik drogash.

Çifti kishin qenë kohët e fundit në pushime luksoze në Dubai, kishin shpenzuar rreth 50 000 euro për të blerë tokë dhe kishin dizenjuar shtëpinë e tyre të ëndërrave që kushtonte rreth 180 000 euro.

Tanimë oficerët e policisë besojnë se 20-vjeçarja Crouch mund të ketë zbuluar për aktivitetet e paligjshme të bashkëshortit dhe kishte shprehur kundërshtimin e saj.

Burime tregojnë se piloti kishte nisur të bëhej gjithnjë e më kontrollues me të shoqen, madje kishte vendosur një aplikacion gjurmues në celularin e saj.

Ai gjithashtu e shoqëronte atë në sesionet e terapisë pasi trembej se ajo mund të nxirrje sekretet e tij.

“Mënyra sesi ajo u vra tregon se u bë që fizikisht dhe simbolikisht t’i mbyllej goja”, thonë burime të hetuesisë greke, sipas The Sun.

Carolinë gjithmonë kontrollonte që dera të ihste mbyllur gjatë sesioneve të saj të terapisë, ndërsa babai i saj David thotë se bija e tij kishte “një sens të fortë për të drejtën e të gabuarën” dhe do të kërcënonte burrin nëse zbulonte se ishte i përfshirë.

Ai shton se ka arsye të besohen zhurmat në shtypin grek se piloti vrasës ishte i lidhur me trafikun e drogave.

Javën e kaluar gazetarja greke e krimit Angeliki Nikolouli sinjalizonte se Caroline mund të ketë parë diçka që e kishte shokuar, sipas shkrimeve ‘të koduara’ në ditarin e saj, ku detajohej sjella abuzive e të shoqit.

Ndërkohë 33-vjeçari po mbahet në seksionin ‘VIP’ të burgut të Korydallos pasi pranoi se vrau të shoqen gjatë një debati të nxehur ku kishte “humbur kontrollin”.

Policia greke ka thënë dhe më parë se besojnë se ka të tjera motive për krimin që shokoi vendin.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA