Armë, drogë dhe para të gatshme, çfarë zbuloi operacioni policor në Itali? 644 të arrestuar në dy javë, 69 prej tyre të mitur Shkencëtarët kineze pas rrjedhjes së mundshme të koronavirusit nga laboratori i Wuhanit mund të ekzekutohen nga regjimi komunist në kohën kur mbi këtë të fundit sa vjen e shtohet presioni për origjinën e vërtetë të sëmundjes.
Ky laborator ka qenë në syrin e stuhisë së reagimeve ndërkombëtare që kur virusi nisi të përhapej nëpër botë. Ai njihet për eksperimentet dhe studimin e viruseve të ngjashme nga lakuriqët e natës.
Nga teori konspiracioni, sic u quajt në fillim, ideja se Sars Cov 2 ka dalë pikërisht prej aty, po merr hov gjithmonë e më shumë, duke u kthyer në një shqetësim real deri në pikën që edhe vetë presidenti amerikan, Joe Biden e urdhëroi komunitetin e inteligjencës të dyfishojë përpjekjet për zbulimin e zanafillës së Covid 19.
Eksperti Ross Terril tani paralajmëron se Kina mund të gjurmojë dhe ekzekutojë shkencëtarët e përfshirë e t`ia hedhë atyre fajin për të gjithë këtë situatë. Sipas Ross, presidenti Xi Kingping mund ta pranojë kësisoj mundësinë e një “aksidenti të tmerrshëm laboratorik”, e qëllimin të shpëtojë fytyrën, dhe duke eliminuar personat që do të konsiderohen përgjegjës, Pekini do të kërkojë të dalë i larë.
Top Channel